Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku.
Jani Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.
Jani Rustemi ishte I shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.
Për ngjarjenu njoftua Prokuroria, Komisariti I Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.
Kujtojmë se më herët është aluduar se Rustemi përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni. Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.