Ditën e djeshme, autoritetet e policisë kufitare bënë me dije se si shkak i reshjeve të shumta të dëborës në zoënën e Korçës pra kryesisht në juglindje të vendit, ishin bllokuar aksin kryesor Kapshticë-Qafë Thanë. Ndër to edhe pika kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë duke qenë se edhe në dy vendet fqinje kishte pasur reshje të shumta të dëborës.
Kjo solli bllokimin e kalimit për mjetet e tonazhit të rëndë. Ndërsa sot pas disa orësh pa reshje në Maqedoni të Veriut dhe në Greqi, është bërë e mundur lehtësimi i situatës dhe lejimi i kalimit për kamionët që vijnë në Shqipëria.