Banesa e një muzikanti të ri në Petralonë të Greqisë ka rënë pre e vjedhjes. Por duket se këtë herë, hajdutët nuk kanë dashur të marrin vetëm sende me vlerë, por edhe të bëjnë një dush dhe të qethen.

I riu është shokuar kur ka parë shtëpinë e tij të kthyer përmbysë, ndërsa kur shkoi në tualet, kuptoi gjithçka; hajdutët kishin përfituar të bënin dhe një dush.

“A lahen dhe rruhen hajdutët në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në “TikTok”. Ai tha ndër të tjera se hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7331843731370331425?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fbota%2Fhajdutet-bastisin-shtepine-e-muzikantit-rruhen-dhe-bejne-nje-dush-gjithasht-i1137189