Fermerët që kanë kultivuar këtë vit gështenjën në Elbasan janë të kënaqur me çmimin të cilin po e tregëtojnë këtë produkt si dhe tregun e sigurtë. Por pavarësisht sipërfaqes së madhe me këtë kulturë fermerët thonë se këtë vit rendimenti është i dobët për shkak të verës së nxehtë. Edhe pse ka më pak prodhim çmimi që e shesin është i mirë. Me shumicë nuk e tregtojnë më shumë se 100-130 lekë për kilogram.
Në 10 fshatrat e Njësisë Administrative Labinot Mal jetojnë 150 familje, të cilat e kanë bazuar ekonominë tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Sipas statistikave të bashkisë në vitin 2023 u prodhuan 300 ton gështenja.
