Llatja do të vijojmë edhe në njësitë administrative

Pas kërkesave të banorëve të lagjes  “Vullnetari” bashkia e Elbasanit ka filluar investimet e sistemimit të kanalizime nëntokësore në rrugën “Zekie Krasta” dhe  ka nisur shtrimi i shtresave asfaltike. Prej shumë vitesh rreth 1000 banorët që jetojnë këtu kanë kërkuar që të ndërhyet .

 Kryebashkiaku Gledian Llaltja ishte në lagjen Vullnetari për të inspektuar nga anfër punimet. Llatja tha se investimet do të vijojnë edhe në lagjet e tjera e po ashtu në njësitë administrative.

Bashkia e Elbasanit gjatë viteve të fundit ka kryer një sërë investimesh të rëndësishme të cilat konsistojnë kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës.