Janë gratë që po lënë burrat

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë.Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur. Një fenomen i tillë vërehet edhe në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave nga gjykata e Elbasanit kërkesat për divorc sërish shënuan rritje në vitin 2021. Kreu i dhomës se avokatisë refuzon të japë shifra konkrete pasi sipas tij mungesa e gjyqtarëve në gjykata ka bërë që me qindra cifte të jenë në pritje për tu ndarë.

Sipas Z. Çiftja kjo ndalesë do të shkaktojë kaos përgjatë vitit 2022.

 Kushtet ekonomike dhe papunësia vijojnë të jenë dy nga faktorët kryesor që cojnë një cift në divorc.

Sipas avokatit Çiftja megjithëse gjykatat japin urdhër mbrojtjeje ato nuk zbatohen për shkak të kushteve ekonomike ndaj per avokatin eshte e rendesishme të hapen qendra strehimi.

 Eekspertët e fushës ligjore presin një reflektim të situatës së divorcit në shifrat që do të dalin për vitin 2022.Sipas tyre, një pjesë e rasteve për divorc, të ardhura në 2021, kanë nisur shqyrtimin në 2022.Arsyet janë: Mosfunksionimi i gjykatave, numri i ulët i gjykatësve në punë pas Vetingut etj.