Një 29-vjeçar bie në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Uniformat blu në vendin e quajtur “Ura e Matit” në Milot kanë ndaluar shtetasin me iniciale E.D si dhe kanë bllokuar mjetin e tij tip “Volksëagen”. I riu në bashkëpunim me shtetas tjetër dyshohet se kanë vjedhur një automjet në fshatin Vorrozen, Kavajë.

“Ky shtetas banues në Mirditë ishte i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B, i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë.