Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka derklaruar sot se këtë javë do të aplikojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Deklaratën Kurti e dha gjatë mbledhjes së qeverisë sot, pas trazirave në Mitrovicën e Veritu
Serbët prej disa ditësh kanë vendosur barrikada ndërsa janë shënuar dhe jo pak incidente me të shtëna armësh, lëndësh plasëse e deklarata të ndërsjellta mes palëve.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, tha ai