Kryetari i bashkisë Elbasan ka qenë sot në njwsinw administrative Papër, në fshatin Vidhas, ku po kryhet asfaltimi i rrugës që i vjen në ndihmë 1000 banorëve të zonës. Kryebashkiaku Llatja inspektoi punimet nga afër ku edhe evidentoi se në këtë zonë investimet kanë mbi 40 vjet që mungojnë dhe se qëllimi i tij është investimi i njëjtë si në qytet ashtu edhe në fshat. Bashkia Elbasan ka parë me përparësi të ndërhyjë në ato vende ku kanë dekada pa asnjë investim.
Llatja në fjalën e tij theksoi se “me ndihmën edhe të bizneseve të zonës, sot kemi ardhur për të inspektuar një nga investimet më të mira që po bëhet në njësinë administrative Papër, në fshatin Vidhas, i cili është edhe fshati më i madh i kësaj njësie ku gati 40% e popullsisë së njësisë jeton në këtë fshat. Rruga që po asfaltohet është një nga arteriet kryesore, 1 km rrugë e cila po shtrohet brenda fshatit Vidhas. Vititn tjetër po panifikojmë përfundimin e investimit të të gjithë segmentit kryesor të fshatit, për të lidhur ambulncën me shkollën, dy institucionet kryesore lidhen me asfaltë tashmë,”- cilësoi Llatja.
Nga ana e bashkisë po bëhet një punë e madhe jo vetëm në qytet por edhe njësitë administrative dhe në vendet ku nuk është investuar ndër vite, ku kanë marrë jetë investimet që kanë patur impakt të madh sidomos në infrastrukturë.
Prej vitesh tashmë në këtë zonë premtimet kanë qenë boshe pasi çdo politikan që ka ardhur dhe ka premtuar nuk e ka përmbushur atë dhe më në fund u bë pas 30 vitesh.
Llatja premtoi se pasi të mbarojë asfaltimi në Vidhas, bashkia do ti shtrijë investimet edhe në Balldren apo në fshatrat përreth, sigurisht edhe në zonat informale në qytet për ti formalizuar ashtu siç I ka hije një qyteti europian./Egnatia news

Fig