Banorë të lagjes “ Emin Matraxhiu” janë ngritur sot në protestë. Dalja e këmbësorëve e cila lidh lagjen e Krastës me pjesën tjetër të qytetit në mes të rrugës nacionale është kthyer në një burim aksidentesh të rrezikshme.Për banoret zgjidhja është emergjente. Me pankarta në duar ata  kërkojnë ndërtimin e mbikalimeve, pasi jeta e tyre është e rrezikuar cdo ditë.