Në seancën e sotme parlamentare në Kosovë, e thirrur nga PDK-ja, po diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ia ka bërë të qartë përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Vuçiçit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje.
“Qasja strategjike nga Qeveria e Kosovës përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja është ndërtuar mbi bazën e dy qëllimeve fillestare: e para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut.
Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri). E dyta, hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë.