Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e Portalit të Fermerit. Rama është shprehur se kjo do të ndihmojë që fermerët të jenë më afër me realitetin më të informuar dhe se do të jetë një hap i shpejtë për të bërë diferencën e zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë.

Kreu i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se synimi i kësaj është fuqizimi i kapaciteteve, rritja e kapitalit njerëzor, rritja e aftësisë për të pasur akses në financimet e ndryshme, që nga ato shtetërore, evropiane apo donatorëve.

Në kohën që ne jetojmë më e rëndësishme është informacioni, por ajo që e bën diferencën në këtë zhvillim. Ajo që ka sjellë përmirësim të vazhdueshëm të sipërmarrjeve është informacioni dhe falë tij dhe elementëve të tjerë të domosdoshëm, po pa atë shumë iniciativa mund të lindin në drejtim të gabuar dhe shumë ide të bukura mund të dështojnë. Ne kemi pasur një periudhe traumatike pasi kaluam nga një bujqësi e bazuar në pronë shtetërore, në një bujqësi ku secili vraponte për vete dhe Zoti përgjigjej për të gjithë. Sot jemi në një fazë të ndërmjetme ndaj asaj që ne duam të synojmë, që është fuqizimi i kapaciteteve, rritja e kapitalit njerëzor, rritja e aftësisë për të pasur akses në financimet e ndryshme, që nga ato shtetërore, evropiane apo donatorëve. Unë jam i bindur se ju bashkë me të tjerë jeni të spikatur në këtë fazë të zhvillimit rural të vendit është se keni përmirsuar kapacitete tuaja për të identifikuar dhe çfarë do të bëni hapin tjetër”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përmes këtij portal fermerët do e kenë më të lehtë që të informohen në lidhje me çmimin e produkteve në treg.

“Kur ne kemi bërë aplikimin e parë për fermerët kishte shumë njerëz brenda zyrave në Tiranë që thoshin është gabim pasi nuk dinë fermerët që të përdorin kompjutera. Rezultati ishte se kishim më shumë se çdo herë tjetër aplikime më interesantja është se aplikuesit më të përkushtuar dhe të vendosur janë ato që janë më larg qendrave urbane., pasi për to është mënyra e vetme për të pasur akses me një sistem zyrash. Pasi deri në majë të malit kanë shkuar fondet e AZHBR-së dhe të donatorëve. Ky paragjykim ra, tjetra që ka një rëndësi shumë të madhe është sepse informimi do të na ndihmojë që të kapërcejmë fazën mes të shkuarës dhe të ardhmes.  Ky portal do të bëjë transparencë të plotë çmimesh, dhe çdo mnëgjes fermeri duke pirë kafe mund të hapë dhe të shikojë sesa është çmimi”, është shprehur Rama./abcnews.al