Sipas një studimi të kryer me 28.000 të anketuar, jetëgjatësia nuk zgjatet as nga ushqimi, as nga aktiviteti fizik Përgjigjja është shumë më e thjeshtë dhe ka të bëjë me ndërveprim të rregullt social.

A mund t’i zgjasë jetën të moshuarve vetëm një telefonatë apo dalja për kafe me një person të dashur?

Eksperimenti i publikuar në në “Journal of Epidemiology & Community Health” i ndau pjesëmarrësit në grupe: njerëz që shoqëroheshin çdo ditë, një herë në javë, një herë në muaj, herë pas here dhe kurrë.

Rezultatet treguan se sa më i shpeshtë të jetë aktiviteti shoqëror, aq më i madh është probabiliteti që të jetojmë më gjatë.

Megjithëse lidhja midis frekuencës së aktivitetit social dhe jetëgjatësisë së përgjithshme u zvogëlua pas përshtatjes për faktorët sociodemografikë, statusin socio-ekonomik, sjelljet shëndetësore dhe disa sëmundje, ajo ende mbeti statistikisht e rëndësishme, duke treguar se pjesëmarrja në aktivitetet sociale në vetvete është një faktor i rëndësishëm për jetëgjatësia e përgjithshme të njerëzve të moshuar”, thanë shkencëtarët.

Në krye të listës, tre arsyet më të rëndësishme që ndikojnë në jetëgjatësinë janë:

1 – Integrimi social
2 – Heqja dorë nga nikotina
3 – Marrëdhënie të ngushta