Përgjatë jetës trupi mbledh një sërë toksinash të dëmshme për organizmin.

Këto toksina ju bëjnë të ndiheni më të lodhur e të pashëndetëshëm e një rol kyç në mirëqenien e organizmit luan edhe pesha e duhur.

Mënyra më e mirë se si mund t’i largoni të dy këto probleme nga trupi juaj është ndjekja e kurës me ujin e freskët e purifikues që do ju tregojmë në këtë artikull.

Ujrat detoks siç quhen ndryshe, janë të mrekullueshme për të nxjerrë nga trupi çdo lëndë të panevojshme.

Ato mund t’i përgatisni kudo që të jeni, mjafton pak ujë dhe disa përberës të tjerë natyral.

Për një ide më të qartë se si të veproni ndiqni këshillat tonë si mëposhtë.

Përbërsit

  • 2 litra ujë
  • 1 limon i prerë në feta
  • 1 kastravec i prerë
  • 2-3 feta xhinxher
  • 3-4 degë mente ose nenexhik

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij uji pastrues e plot vlera për organizmin, AgroWeb ju këshillon që të zgjidhni një enë qelqi të madhe ose shishe uji.
Sigurohuni të jetë një broke ose shishe e madhe mjaftueshëm për të zënë të gjithë përbërsit.