Vitet e fundit përfshirja e të rinjëve në aktivitete kriminale duket se po kthehet në një shqetësim serioz. Edhe pse numri i të miturve të përfshirë në aktivitete kriminale nuk ka pësuar rritje ajo që vihet re është se të miturit po bëhen më agresiv në shkeljet e kryera.
Kryeprokurori i rrethit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi shprehet se Elbasani është tronditur në pak muaj nga dy ngjarje që kanë pasur të përfshirë të mitur si autor.
Pavarësisht moshës Kodi Penal i repubikës së shqipërisë parashikon dënim dhe burgim për ata të rinj që kryejnë vepra penale .
Rrjetet sociale duket se mbeten një burim i rrezikshëm për përfshirjen e të rinjëve në ngjarje të rënda. Kryeprokurori thotë se kanë marrë shumë herë denoncime për konflikte që kanë nisur nga rrjetet sociale
Ekspertët këshillojnë monitorimin e rrjeteve social të fëmijëve të mitur nga prindërit si dhe kufizimin e orareve që fëmijët kalojnë duke lundruar në internet.