Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “28 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.