Çmimi i qumështit është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, duke bërë që të gjitha produktet e bulmetit të pësojnë rritje. Këtë fakt e pranojnë edhe drejtuesit e baxhove, të cilët tregojnë se kjo vjen për shkak të mungesës së qumështit në treg.
Ekspertët e industrisë së përpunimit të qumështit thonë se rritja e cmimit të bulmetit ishte e pashmangshme, sakohë që i gjithë zinxhiri shoqërues ka pësuar rritje . Në janar të 2022 çmimi i qumështit ishte 100 lekë, ndërsa sot është varion nga 150-180 lekë. Gjithashtu edhe djathi, kushtonte 500 lekë një vit më parë, ndërsa sot kushton 950-1000 lekë.Ndërkohë ata që duket se e kanë më të vështirë për ta blere janë qytetarët që thonë se çmimi është shumë i lartë.
Një ndër faktorët e rritjes janë edhe eksportet nga jashtë, të cilët kanë një efekt zinxhir për shkak te kostove të larta apo edhe mungesës për subvencion nga shteti. Autoriteti i konkurrencës ka ngritur një grup pune sa i takon situatës për të parë dhe evidentuar arsyen e rritjes se çmimit dhe nëse tregtaret kane abuzuar./EGNATI NEWS