Tre shtetas maqedonas kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit.
Sipas informacioneve paraprake ata janë të moshës 50 deri 60 vjeç.
Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që i kanë nxjerrë nga deti që të tre shtetasit.
Më pas ata janë transportuar në spitalin rajonal të Durrësit dhe janë shtruar në repartin e reanimacionit. Sipas burimeve nga spitali rezulton se dy janë në gjendje më të rëndë.
Njoftii i Policisë: Kavajë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.