Afro 129 000 individë u punësuan gjatë një viti në Elbasan duke e bërë këtë bashkinë me numrin më të lartë të të punësuarve. Hapja e bizneseve fasone si dhe zhvillimi i industrisë së rëndë ka bërë që kërkesa për punëtorë të jetë e lartë e si rrjedhojë edhe shkalla e punësimit të rritet. Drejtoresha e zyrës së punës në Elbasan thotë se këtë vit shifra positive janë raportuar në sektorin e turizmit ku pas fasonërive mbetet ndër zgjedhjet kryesore për punë.

Sipas Hysenit s ai takon të rinjëve ata preferencat e tyre për të ndjekur kurse apo për tu punësuar shkojnë drejtë profesioneve si IT, ekonomi, turizëm.

Sipas drejtueses së zyrës së punës së shpejti për të gjitha grupet vulneravël të cilët e kanë të vështirë të punësohen për shkak të mungesës së arsimit bazë do të happen kurse kualifikimi që do tju mundësojnë edhe shkollimin bazë atyrë të cilët nuk e kanë në mënyrë që ta kenë më të lehtë të fitojnë një vend pune. Për të gjithë ata të cilët janë në kërkim të një vendi pune mund të shohin për pozicione të lira në portalin kombëtar puna.gov.al./egnatia news