Nga Erion Murataj
Pak ditë na ndajnë nga Shtatori. Jemi mësuar ta jetojmë plot shpresë si ato të përvëluarat emigrantët për tu martuar.
Edhe pse kohët kanë ndryshuar e në këtë kohën moderne të ” burave ” vendimet i marrin të përvëluarat ka nga ATA të purgatorit që në neutralitetin e tyre presin ende.
Fakt është që në Shtator do të ketë analizë si për malin e Tiranës dhe për zjarrin e supozuar nga disa të opozitës në inceneratorin e Elbasanit .
Shtatori do të ketë garën kush do jetë pasuesi për Almën e cila në Kukës do vazhdojë stërvitjen në gjunjë me gjasë.
E nëse fati do ti buzëqeshë shqiptarëve e do t’iu çohet amerikanëve ndonjë mamallare apo baballare kombi do përvëlohet nga zjarri i inceneratorit që SPAK e ka plotësisht nën kontroll dhe jo si MZSH Elbasan ku Tajar Hodo në pension bashkë me Leks Allën e kanë katandisur si videot që i vinë vërdallë e nuk di kush çte bëj me to .
Në çdo rast Shtatori po vjen dhe do ketë materiale dhe për ATA të partisë dhe për ata që të mbajturën për dore e kanë sport e kur bëhen ministra.
Dyshoj se do të ketë aheng por një gjë është e sigurtë me apo pa gjak në çarcaf siç e do zakoni dikush do ngelë shtatzën nga të panderët e 32 viteve këtë Shtator nga zjarri që ka muaj që kish marrë nën sipërfaqe .