Vettingu ka zbrazur gjykaten e Elbasanit.

Ky institucion ka 18 gjyqëtarë në organikë por detyrën sot e ushtrojnë vetëm 4.

Një pjesë e gjyqëtarëve u shkarkuan nga procesi i vettingut ndërsa të paktën 3 të tjerë dhanë dorëheqjen.

Numri i ulët i gjyqëtarëve ka shkaktuar stok dosjesh dhe ngarkesë pune për ata që kanë mbetur.

Një gjyqtar duhet të shqyrtojë rreth 1 mijë e 300 çështje.

Me dosje që nuk hapen prej vitesh e vendime të pazbardhura Kryetari i dhomës së avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja e cilëson kaotike situatën në këtë gjykatë.

Në të tilla kushtet pasojat e një drejtësie të vonuar i vuajnë qytetarët të cilët presin prej vitesh në dyert e gjykatave për të marrë nje vendim.