Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Italisë për t’u takuar me homologen Giorgia Meloni.
Ky është takimi i dytë i Ramës me Melonin, që kur kryeministrja italiane zgjodhi Shqipërinë për pushime në muajin gusht.
Gjithashtu Rama do të takohet edhe me presidentin e Senatit italian.
Sot do të mbahen homazhet për ish-presidentin e Republikës italiane, Giorgio Napolitano, por Rama nuk do të marrë pjesë në to.
Drejt Italisë ditën e sotme është nisur dhe presidenti Bajram Begaj, i cili do të ndjekë homazhet në nder të Napolitanos.