Një person ka rënë në prangat e policisë së Elbasani, pasi mbrëmjen e së mërkurës goditi me thikë një të ri dhe më pas i theu xhamin e makinës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të çastit gjatë të cilit mbeti i dëmtuar me mjet prerës një 27-vjeçar, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 27 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, dy persona po procedohen në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë natës, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se ka thyer xhamin e një automjeti, brenda të cilit ka vjedhur një shumë lekësh. Vijon puna për kapjen e tij.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., pasi dyshohet se ka trafikuar një mjet bujqësor./egnatia news