Një sulm me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qëndër të Brukselit në Belgjikë. Sipas policisë një burrë ka bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka qëlluar disa persona që ishin aty pranë.
Raportohet për 2 viktima dhe disa të plagosur. Nga pamjet e regjistruara duket se është një burrë me veshje portokalli me një kallashnikov në dorë.
Më pas ai hipën tek motori i tij dhe largohet nga vendngjarja. Policia është në ndjekje të tij.
Mediat gjithashtu bëjnë me dije se viktimat janë suedezë. Por momentin në Bruksel po luhet ndeshje ndërkombëtare e futbollit mes Beligjikës dhe Suedisë.
Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe rrethuan lagjen.
Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit dhe viktimat.
Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.