Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve për vrasjen në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej “detyrim parqitjeje”.
Për shkak të disa probleme familjare, duke qenë se njëri prej fëmijëve ka probleme shëndetësore dhe se nuk ka kush të kujdeset, trupi gjykues ka vendosur që Vilson Shima të marrë dënimin “detyrim paraqitjeje”.
Nga ana tjetër mbrojtja pretendoi gjatë seancës gjyqësore se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pra duhet të ndahen përgjegjësitë në varësi të funksionit që punonjësit kanë pasur në IEVP-në e Peqinit