Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të indicieve për 5 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Konkretisht, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për 4 nga drejtuesit e automjeteve që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”.
Gjithashtu,është vendosur masa administrative 12 000 lekë, bazuar në pikën 10, të nenit 141 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit tjetër, që përshkron karrexhatën kundërvajtje dhe në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.