Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq po shkon drejt fundit, teksa këtë të martë do të mbyllen zyrtarisht edhe dy grupe të tjera, në Euro 2024, me skuadrat e Grupit C, Angli, Slloveni, Danimarkë e Serbi që do të zhvillojnë sfidat e xhiros së tretë, të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në “RheinEnergieStadion” të Këlnit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate do të përballen me Poloninë, në një përballje që mund t’i sigurojë lehtësisht vendin e parë në Grupin D, me Slloveninë, që deri më tani janë në kuotën e 2 pikëve dhe do të luftojnë për të arritur kualifkimin historik, për më tej.

Në krahun tjetër, Danimarka do të ndeshet me Serbinë, me “Vikingët”, që kërkojnë të vijojnë me spektakël ecurinë e tyre, në finalet e këtij Kampionati Evropian dhe këtë gjë mund ta bëjnë nëse arrijnë të kalojnë Serbinë, me të dyja këto skuadra që kanë nevojë për një fitore për të grumbulluar pikët e nevojshme për të siguruar kalimin më tej. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Angli – Slloveni

Danimarkë – Serbi