Elbasani ka gjetur trajnerin e ri pasi shkarkoi Nevil Deden. Verdheblutë do të drejtohet këtë sezon në Superiore italiani Roberto Bordin.

59-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar edhe ekipi me emër, ku në krye qëndron kombëtarja e Moldavisë. Ndërkohë, Bordin ka drejtuar edhe klube si Sheriff Tiraspol në Moldavi e Neftçi Baku në Azerbajxhan. Sezonin e fundit, ai ishte trajner i Triestina-s në ligën e tretë italiane.

“Roberto Bordin zbarkon në Elbasan si trajneri i ri i ekipit tonë. 59-vjeçari italian vjen pas një sezoni pozitiv me U.S. Triestina Calcio në Itali. Bordin është ulur në stolin e trajnerit për ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe ka drejtuar Kombëtaren Moldave për 1 sezon. Ai ka një eksperiencë si zv.trajner tek Hellas Verona, Sassuolo, Bologna, Siena, Padova dhe CFR Cluj”, njofton Elbasani në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/C9SJM8iMpsg/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Fa2news.com&rp=%2Fsport%2Ffutboll%2Fbehet-zyrtare-ish-trajneri-i-kombetares-se-moldavise-do-te-drejtoj-i1123914#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1683%2C%22ls%22%3A351.6999999284744%2C%22le%22%3A526.1999999284744%7D