Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, në Nikël, i cili strehonte në banesë të “fortin” e Niklës, Marklen Hakën.
Bëhet fjalë për Klajdi Haka, ku gjatë kontrollit, në banesë iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua një 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klajdi Haka., (banesa ku fshihej shtetasi Marklen Haka.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë.