Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin V. B., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje te dehur.
•Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit H. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2024, në një subjekt për makina me qira, ka marrë një automjet tip “Ford” dhe nuk e ka kthyer më. Vijon puna për kapjen e 26 vjeçarit dhe të automjetit të marrë me qira.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.