Këngëtarja Adele ka pësuar një transformim të madh në vitet e fundit. Në fillim të karrierës së saj, ajo është shfaqur mbipeshë, mirëpo nuk është shprehur kurrë se kjo ishte një problem.

Pas ndarjes, Adele u pa me një fizik shumë më të dobët. Mirëpo, si u dobësua kaq shumë dhe në një kohë të shkurtër?

Trajnerja e saj, Camila Goodis tregon për ‘Us Ëeekly’ rreth regjimit të saj.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura ëshë se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të.”– shprehet Camila Goodis, trajnerja personale e Adele.

Kombinimi i regjimit ushqimor dhe ushtrimi i përditshëm është sekreti i vetëm.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse s’ha mirë, s’ke për të pasur rezultate.”- përfundon ajo.