Gjykata e Tiranës ka dhënë masat për zyrtarët e klubit Kastrioti të përfshirë në një sherr masiv në stadiumin “Selman Stërmasi” përballë Tiranës.
Për Presidentin e klubit, Alban Vogli, gjykata caktoi masën “Detyrim paraqitjeje” ndërsa për Gazmend Vogli “arrest në shtëpi”.
Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti.
Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj.
Klan News