Prej 30 vitesh banorët e fshatit Kështjellas në njësinë adm. Gjergjan kërkojnë vetëm më ngjë, rrugë!  Vit i ri 2025 për ta nis sërisht me të njëjtën kërkesë por këtë herë banorët kanë kërkuar përkrahjen e antarit të këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj që kërkesa e tyre të shkoj në formën e duhur në vendin e duhur. Të lodhur nga gënjeshtrat që kanë marrë ndër vite ata i kanë kërkuar Murtatajt që të përcjelli shqetësimin e trye në këshill bashkiak pasi rruga e vetme që ka fshati sa vjen bëhet më e pakalueshme. Thonë se janë të lodhur duke pritur që e vetmja rrugë që lidh fshatin me qytetin e Elbasanit është në gjëndje të pakalueshme edhe pse ata vetë si fshat janë taksapagues të rregullt.

Shumë herë i janë drejtuar bashkisë Elbasan për të ndërhyrë të paktën për rehabilitimin e rrugës por deri më sot kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. Banorët thonë se ndjehen të zgjënjyer nga pushteti vendor dhe deputetët e Elbasanit të cilët duken në këtë fshat vetëm në fushatë elektorale por deri më sot veçse gënjeshtave banorëve nuk iu kanë bërë asnjë investim.