Përdorni pudër bebesh për të trashur qerpikët
Nuk ka nevojë të përdorni qerpikë fals për të arritur pamjen që doni. Mjafton të aplikoni pak pudër bebesh me një shkop me pambuk në qerpikë. Pastaj vendosni rimel dhe qerpikët do të duken të bukur.
Pastroni furçën e rimelit në ujë të nxehtë për aplikim më të mirë
Nëse fijet e furçës së rimelit janë ngjitur, futeni në ujë të nxehtë derisa të pastrohet. Pastaj kriheni me një krehër, thajeni dhe përdoreni për të lyer qerpikët.
Shmangni buzëkuqin nëpër dhëmbë
Askujt nuk i pëlqen të ketë buzëkuq nëpër dhëmbë. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është duke mbajtur gishtin në gojë për disa sekonda, derisa buzëkuqi të thahet pak dhe të mos ndotë dhëmbët.
Ngroheni kthyesen e qerpikëve
Në mënyrë që qerpikët të kthehen më lehtë, ngroheni kthyesen me një tharëse flokësh.
Si të bëni kontur buzësh të përkryer
Nëse doni që buzët të duken të bukura dhe të plota, duhet të ndiqni shembujt super të lehtë në foto.
Mësoni se si ta mbani sa më gjatë buzëkuqin në buzë
Të gjitha femrat duan që buzëkuqi të mos fshihet shpejt. Pasi të aplikoni buzëkuqin që ju pëlqen, shtypni një copë pambuku mbi buzë dhe me një furçë aplikojeni disa herë mbi të.