Kalojnë orë të zgjatura përpara telefonit
Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës për shumicën prej nesh. Rrjetet sociale, puna dhe arsye e të tjera na bëjnë që të kalojmë orë të tëra duke klikuar. Shumica duket se preferojnë që këtë ta bëjnë nga celulari i tyre.Perdorimi i internetit eshtë kthyer në nje teme jo pak të përfolur .
Vitet e fundit vihet re nje tendence në rritje e kohës që 1 person kalon në internet.Jo vetëm të rinjtë por kohët e fundit dhe mosha e mesme duket se janë bërë pjesë e këtij fenomeni i cili po zgjerohet në të gjithë grupmoshat.
Në stinën e verës duket se shumica e njerëzve e kalojnë pothuajse gjithë ditën duke lundruar në rrjetet e ndryshme sociale edhe pse tashmë janë njohur me efektet negative që sjell kalimi i orëve të tejzgjatura përpara telefonit apo kompjuterit.
Sipas statistikave të paktën 51.47 për qind e shqiptarëve preferojnë që të përdorin internetin përmes celularit.Rreth 46% e të rinjve nuk kanë besim ose kanë fare pak besim te rrjetet sociale në lidhje me të dhënat e tyre.
Rreth një e katërta i beson shumë ose plotësisht, ndërkohë që 29% ndihen deri diku besues, por jo plotësisht. Femrat duken më skeptike sesa meshkujt për këtë çështje.