Në vendet e zhvilluara objektet e lashta si kinematë ruhen me fanatizëm , por në vendin tonë nuk ndodh kështu.
Prej më shumë se gjysmë dekade, qyteti i Elbasanit nuk ka një kinema. E fundit që elbasanasit e mbajnë mend, ka qenë kinema “Millemium ”, në qendër të qytetit ku sot lulëzon një pallat shumëkatësh e bashke me të edhe disa biznese. Kur u prish kinemaja, autoritetet lokale premtuan se në ambientet e pallatit do të përshtatej edhe kinemaja e re, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Fatkeqësisht shumë nga të rinjtë nuk e dijnë nëse Elbasani ka pasur ndonjëherë kinema. Ndërsa për të rriturit,ata shprehen të keqardhur, që një qytet me histori dhe kulturë si Elbasani nuk ka qoftë edhe një kinema të vetme nga tre që ka pasur dikur.
Si për ironi të fatit, kinemaja vijon të përmendet si nocion, edhe pse si objekt nuk ekziston. Bizneset e vendosura në vendin kur dikur ka qenë kinemaja, reklamojnë produktet e tyre, duke dhënë si adresë pikërisht togëfjalëshin: ish-kinemaja Elbasan.
Egnatia news