Këngëtari i njohur Sherif Merdani ndërroi jetë dje në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ish i burgosur politik pasi kaloi 16 vite në burgjet e regjimit komunist, Merdani la gjurmë në historinë e muzikës shqiptare. Siç njofton djali i tij, Gerard Merdani, homazhet zhvillohen sot nga ora 12:00 deri në 14:00 në një hotel pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, në kryeqytet.
Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim të shtrenjtë, Sherif Merdani. Njoftojmë familjarë, të afërm, miq dhe dashamirës, se homazhet kryhen ditën e nesërme, datë 30.08.2021, tek “Internacional Event House 1921”, rruga Kajo Karafili, pranë “Lidhjes së Shkrimtarëve” nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga ku do të nisemi drejt Varrezave të Tufinës.
Gazetarja e Fax News Ana Haxhimali e ndodhur në vendngjarje tregon se aktualisht ne kryerjen e homazheve janë të aferm dhe familjarë të artistit dhe pritet qe homazhet te zgjasin dy orë.
Për ndarjen e tij nga jeta ditën e djeshme kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit.
Sherif Merdani do të mbahet mend për një sërë interpretimesh në festivalet e muzikës së lehtë në vitet ‘70 e në ato ’90.
“Mes jush”“Të pres në tetor”“A do vish sivjet në plazh”“Vite pa harrim”“Në mbrëmjen e vallëzimit (Ne të dy)”“Vajza e qelqt딓Rruga e Dibrës”“Duart e tua”
“Simfonia e nënës”