Ronaldo Nazario si shumë persona të tjerë, e ka shumë të vështirë për të bërë testin për Covid-19.

Legjenda braziliane e futbollit e pranoi me mjaft vështirësi këtë proces, ndërsa Roberto Carlos që në ato momente ishte me të, nuk ndalej së qeshuri.

Ronaldo e dinte se çfarë e priste që nga fillimi dhe në momentin kur po qëndronte i ulur po qëndronte i frikësuar nga ky testim.

Në krahun tjetër, Carlos që po i bënte video “fenomenit”, po qeshte në zë duke parë gjendjen e sikletshme të ish-bashkëlojtarit.