Rihad Mahrezit i është hequr patenta për 56 ditë, pasi është kapur duke udhëtuar me makinën e tij me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Sulmuesi i Mançester Sitit është gjobitur edhe me 2.500 paund, pasi është kapur duke udhëtuar me 193 km/h në autostradën me Audin e ri RS6.
Kjo nuk është hera e parë që ylli algjerian shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Ai është dënuar për një vepër të ngjashme edhe kur luante për Lestërin në vitin 2016 dhe mesa duket magjistratët nuk kanë ndërmend ta tolerojnë sjelljen e tij të dhunshme në rrugë.