Shumë akse u hasën me fluks mjetesh
Fillimi i vitit të ri shkollor ka sjellë edhe trafik të rënduar në qytetin e Elbasanit. Ndryshe nga ditet e tjera sot është vënë re një trafik më i ngarkuar sidomos në rrugët kryesore të qytetit të cilat për disa minuta ishin edhe të bllokuara. Ky trafik i rënduar vjen edhe si pasojë edhe e fillimit të javës .
Në orët e para të mëngjesit rrugët kryesore të qytetit ishin pothuajse të bllokuara nga vargu i makinave. Të “stresuar” në këtë ditë nuk ishin vetëm fëmijët të cilët duket se shijuan ditën e parë të shkollës. Prej disa javësh tashmë bashkia e Elbasanit është duke u përballur me një trafik shumë të renduar të cilit ende nuk po gjendet një zgjidhje afatgjatë.
Një ndër faktorët që ndikon edhe në shtimin e trafikut është edhe mungesa e sinjalistikës rrugore në pjesën më dërrmuese të akseve rrugore.