Marrin pjesë 9 trupa
Festivali ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor “Skampa” është një nga ngjarjet e teatrit në Shqipëri. Edicioni i 23 nis këtë vit në datën 30 shtator në qëndrën e artit “Skampa” në Elbasan dhe do të vijojë deri më datë 6 tetor. Në këtë edicion do të marrin pjesë nëntë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Lituania, Serbia dhe Turqia, si dhe një sërë personalitetesh, specialistë të artit skenik teatror nga vendi dhe bota. Sipas drejtorit të festivalit Adonis Filipi, ai vjen si një akt sfide përballë situatës së vështirë të pandemisë që ende është prezente mes nesh përmes besimit, dashurisë e shpresës, por vjen dhe si model për t’u përditësuar me kohën, për t’u akorduar e ndryshuar më tej.
Duke qenë se jemi ende në kushtet e pandemisë sipas drejtorit të tëatrit pjesmarrja e trupave artistike dhe e atyre që do të ndjekin shfaqen në sallë do të bëhet duke respektuar të gjitha masat anticovid.
Festivali hapet më 30 shtator me “Totem dhe Tabu” nga Zana Hoxha, koreografia dhe regjia Robert Nuha. Në netët në vijim do të ketë të tjera shfaqje teatrore, por dhe promovime të botimeve.