Nano rikthen Ardian Çipa-n në Elbasan
Ardian Çipa do të jetë drejtori i ri i policisë së Elbasanit. Vendimin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano përmes një komunikate për mediat. Çipa do të zëvendësoj në detyrë Gjovalik Lokën i cili transferohet në krye të bluve të Korçës.
Pas përfundimit të Akademisë së Rendit, Ardian Çipa do të niste karrierën si inspektor policie në Tiranë. Ai e mbajti këtë detyrë në komisariate të ndryshme. Më pas edhe në detyrën e shefit të krimeve e më lart.Në vitin 2013, karriera e Ardian Çipës do të njihte një ngritje të menjëhershme.
Ai do të emërohej drejtor i Policisë së Tiranës, por që do e mbante për më shumë se 1 vit e gjysmë. Në 27 prill 2015 do të linte këtë detyrë për tu emëruar si kreu i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit detyrë që e mbajti deri sot.Ai është emëruar si Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Drejtësisë.