Duket se Fifi është bërë keq pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother”. Ajo ka bërë një debat mjaft të fortë me Granitin, të cilin e shpëtoi nga nominimi.
Teksa debatonte me ish-futbollistin në lavandari, këngëtarja e njohur shpërthen ndaj tij si asnjëherë më parë, duke i thënë se “mos t’i flas më”.
Pastaj në një moment, Fifi i thotë se gjithçka që ka bërë për të, e ka bërë që t’i hapë sytë, jo mos ta ndalojë që të flasë apo të rrijë me të tjerët. Këngëtarja shton se edhe ajo e di se jo të gjithë brenda e duan me të vërtetë.
“Të gjithë këto që janë brenda po mendon se me të vërtetë më duan, përveç Bushit (Sabianit) dhe Monikës, e Arjolës, asnjëri. Me mujt nesër më nxjerrin prej shtëpisë. Më kanë bërë të dal nga vetja. Më kanë bërë të dal si mortja jashtë. Skizofren, psikopat, njeri i sëmurë”, tha Fifi.
Ajo shton se nëse sot është e preferuara nga publiku, është se shkoi babai i saj dhe i çeli sytë.
“Se erdhi baba jem me më çel sytë. A erdhi nana jote e ti çeli sytë Granit. Unë jam veç tu mundu me të ndihmuar”, përfundon Fifi teksa ndihet keq.