Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Klinikën për sëmundje infektive ka nderuar jetë një paciente e moshës 16 vjeçe, nga fshati Siriçinë të Tetovës.
Më herët për rastin e vajzës 16-vjeçare ka njoftuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, e cila ka theksuar se pacientja është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë klinike dhe gjendja e saj është kritike.
“Pacientja nuk ka qenë e vaksinuar”, thuhet në njoftimin me Ministrisë së Shëndetësisë.