Mbrëmjen e së martës kanë mbërritur në vend edhe 74,880 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer për koronavirusin. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.
Deri më tani në vend kanë mbërritur 2,571,840 vaksina kundër Covid-19.
OGERTA MANASTIRLIU NË FACEBOOK
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.