Elbasani u zgjua me një lajm të trishtë ditën e sotme, pas ndarjes nga jeta të mësuese Blerina Lamçja.
Ajo nuk fitoi dot betejën me COVID dhe ndërroi jetë vetëm në moshën 40-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Në mesazhin e saj ngushëllues, Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.
“Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri,” shkruan Kushi.