Kur jemi edhe dy muaj larg zgjedhjeve të 25 Prillit, Shqipëria duket se i vuan ende problematikat e fushatave elektorale të shkuara.
Denoncimin e rradhës e bën Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Sipas tij, Policia dhe Prokuroria janë kthyer në vegël të Taulant Ballës.
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, akuzoi mazhorancën se po kërcënon dhe shantazhon punonjësit e administrates, ndërsa nuk kurseu paralajmërimet as për drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilëve u rikujtoi se janë në monitorimin e PD-së.
Gazment Bardhi: Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.
Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit.
Bardhi shtoi se, “Jam angazhuar që ti sigurojë qytetarët që të votojnë të lirë. Asnjë kundërshtar që ka 8-16 vite nuk më tremb por më motivon për një model të kundërt të asaj që Balla ka ofruar në këto vite. Këto bashki vijojnë të jenë njelloj si 8 vite më parë”.