Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.Në një intervistë për televizionin ORA NEWS zoti Murataj theksoi se :Me këtë politike që ka prodhuar 30 vite tranzicion shqiptarët duhet të ndahen një herë e përgjithmonë më 25 prill.Thirrja e tij i drejtohet, jo vetëm të rinjve, por dhe gjyshërve e prindërve të tyre. Të cilët duhet t’i besojnë të rinjve, të cilët ata vetë i kanë edukuar me dashurinë për Shqipërinë.Vijoj duke i kujtuar shqiptarëve se :

“Kjo nuk është më çështje e vjedhjes së Shqipërisë. Nuk është me as çështje e goditjes së demokracisë për të cilën u luftua në vitet 90.Kjo është një betejë, drejtuar skeptikëve me fjalët:NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RIJNTË”.

Egnatia news