Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së sigurisë”Arrest me burg” për 28 shtetasit e arrestuar gjatë mega operacionit “Trinomi” . Gjatë paradites u mbajt seanca për 13 shtetas .Trupi gjykues kryesohet nga Idush Maliqi ,ndërsa akuza përfaqësohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe Prokurori Ritvan Sukaj.Ndaj 28 shtetasve të arrestuar gjatë Mega Operacionit “Trinomi”,Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka grumbulluar prova dhe ka dokumentuar implikimin në vepra penale, me veprime aktive të 28 shtetasve. Kjo punë e përbashkët hetimore u finalizua me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe u finalizua operacioni policor koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”. Në përfundim të seancës gjyqësore që zgjati rreth 5 orë gjykatësja Idush Maliqi vendosi masën Arrest me burg për të 13 të akuzuarit. Pritet që në orët në vijim të jepet masa edhe për të akuzuarit e tjerë./egnatia news
LIHEN NË BURG TË AKUZUARIT E MEGAOPERACIONIT “TRINOMI”
59