Këtë të martë ka qenë caktuar të mbahen seancat e radhës për dosjen 184 në Dibër.
Siç dihet tashmë ato zhvillohen të ndara për shkak se dy nga katër të akuzuarit e kësaj dosjeje, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërkohë mësohet se seanca e mbajtur këtë të Martë për Robert Agën ish Shef i Komisariatit të Policisë Dibër dhe Hasan Hotin ish Administrator i Njësisë Administrative Lurë është, pala mbrojtëse kishte kërkuar që përgjimet të mos merreshin për bazë, por gjykata e ka hedhur poshtë duke i marrë si provë, duke lënë që në seancën të thirren dëshmitarët. Sakaq në këtë seancë gjyqësore ka munguar Robert Aga, i cili ka njoftuar se ishte i infektuar me Covid-19.
Sa i përket Drini Gjecit dhe Nuri Medës, ish drejtor i Drejtorisë Arsimore Dibër dh eish Administrator i Njësisë Administrative Tomin, seanca ndaj tyre është shtyrë. Edhe pse palët ishin prezente, aty kanë munguar dëshmitarët të cilët kanë dhënë arsye të ndryshme për mungesën në këtë seancë. Kujtojmë se seanca ndaj Medës e Gjecit ka rinisur pas afro tre muajsh pas përjashtimit të gjyqtarit të çështjes me kërkesë të palës së akuzuar.
Nga të dy seancat e zhvilluara këtë të Martë, del që në seancën e radhës për të katër të akuzuarit, të pranishëm duhet të jenë edhe dëshmitarët për tu dëgjuar në lidhje me procesin e ndërhyrjes tek votuesit në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër.